play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Njerëzit që jetojnë gjatë e hanë këtë ushqim çdo mëngjes

today21/02/2025

Background
share close

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i mirë i ditës, sepse ai vendos tonin për gjithçka që vjen më pas. Pas një nate pushimi, trupi dhe mendja kanë nevojë për energji për të nisur ditën me forcë dhe përqendrim.

Dan Buettner një studiues i jetëgjatësisë dhe autor amerikan, ka analizuar se çfarë hanë njerëzit në vendet e ndryshme të botës dhe çka ka kontribuar në jetëgjatësinë e tyre.

Pas ekzaminimit të njerëzve nga Okinawa në Japoni, Sardenja në Itali, Nicoya në Costa Rica, Ikaria në Greqi dhe Loma Linda në Kaliforni, ai ka ndarë ushqimin më të mirë për të zgjatur jetën.

Sipas tij tërshëra është ajo që duhet të hani për mëngjes. Për fat të mirë, nuk është e shtrenjtë dhe zakonisht gjendet në shumicën e kuzhinave dhe super-marketeve.

“Ajo është e pasur me fibra; mund ta bëni të shijshme duke i shtuar edhe gjëra të tjera dhe është e përballueshme për të gjithë”, pohon eksperti.

Tërshëra është një bazë e gjithanshme e mëngjesit që mund të trashet me pak qumësht ose ujë.

Po ashtu është relativisht e lirë dhe mund të bëhet me shije të ndryshme çdo ditë nëse shtoni ushqime të shëndetshme si fruta, fara ose mjaltë. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *