Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today19/02/2025
Filmi i ri i Jennifer Lopez “Kiss of the Spider Woman” u prit mirë në Festivalin e Filmit “Sundance”, por pavarësisht kësaj, ajo është ende e lënduar nga pengesat e fundit në industrinë e filmit.
Edhe pse “Kiss of the Spider Woman” ka marrë një vlerësim të nderuar, ylli është i tërbuar për nominimin për ‘Golden Raspberry’, çmimin e dhënë për arritjet më të këqija në kinematografi.
Gjegjësisht, Jennifer Lopez është nominuar për ‘aktoren më të keqe’ në filmin “Atlas”.
Sipas një burimi pranë Jennifer Lopez, një tjetër goditje për egon e saj ishte reagimi i kritikëve ndaj filmit të saj autobiografik “This Is Me… Now” dhe për shkak të shitjes së dobët të biletave, asaj iu desh të anulonte premierat.
Me atë rast ajo deklaroi se donte të kalonte më shumë kohë me fëmijët e saj.
“Jennifer po e merr shumë keq. Në këtë pikë, ajo ndihet sikur nuk mund të pushojë. Viti i kaluar ka qenë deri tani më i vështiri i jetës së saj”, tha burimi.
Ajo u divorcua nga Ben Affleck vitin e kaluar dhe së fundmi finalizoi divorcin.
Gjithashtu, mediat më herët raportuan se pavarësisht ndarjes së tyre, Jennifer po ndërmerr hapa strategjikë për të qëndruar pranë Affleck-ut, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. /Telegrafi
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)