Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today05/02/2025
Një violinë e bërë nga i famshmi Antonio Stradivari në vitin 1714 ka potencialin të bëhet instrumenti muzikor më i shtrenjti i shitur ndonjëherë kur të vihet në ankand të premten në New York.
Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” ka vlerësuar violinën “Joachim-Ma Stradivarius” nga 12 milionë deri 18 milionë dollarë. Nëse shitet brenda këtyre vlerave, mund të shkojë mbi një tjetër Stradivarius që ishte shitur për 15.9 milionë dollarë në vitin 2011, e krijuar më 1721 dhe e emëruar si instrumenti më i shtrenjtë ndonjëherë nga Libri i Rekordeve Guinness.
“Sotheby’s” ka thënë se violina është në gjendje të mrekullueshme dhe historia e saj është e jashtëzakonshme, raportoi AP.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)