Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ylli i filmit Sandra Bullock ka paralajmëruar për kërcënimin që paraqesin mashtruesit nëpër rrjete sociale.
Pamja e aktores 60-vjeçare po përdoret si pjesë e një fushate mashtruese në platformat e rrjeteve sociale dhe Bulllock ka angazhuar policinë për ta trajtuar këtë problem.
“Siguria e familjes sime, si dhe njerëzit e pafajshëm që po shfrytëzohen, është shqetësimi im më i thellë, dhe do të vijë një kohë kur do të komentoj më shumë. Por për momentin, fokusi ynë është të ndihmojmë organet e rendit të merren me këtë çështje”, ka thënë Bullock në një deklaratë për People.
Ylli gjithashtu ka bërë të ditur se nuk është pjesë e ndonjë rrjeti social.
Ajo që duhet të dini është se unë nuk marr pjesë në asnjë rrjet social. Çdo llogari që pretendon se jam unë ose dikush që lidhet me mua është një llogari false dhe është krijuar për përfitime financiare ose për t’i shfrytëzuar njerëzit rreth meje”, ka thënë tutje aktorja.
Po ashtu, aktor i njohur Johnny Depp ka paralajmëruar së fundmi fansat e tij për rreziqet që vijnë nga “mashtruesit online”.
Aktori 61-vjeçar gjatë muajit janar ka shkruar në rrjete sociale duke i uruar fansat për Vitin e Ri si dhe për t’i paralajmëruar për “llogaritë mashtruese në mediat sociale dhe emaila”.
“Gëzuar Vitin e Ri, të gjithëve. Për fat të keq, më është bërë e ditur se mashtruesit online po intensifikojnë përpjekjet e tyre për të targetuar fansat dhe mbështetësit e mi. Si pjesë e taktikave të tyre, ata krijojnë llogari mashtruese në mediat sociale dhe email me emrin tim dhe të anëtarëve të ekipit tim”, ka shkruar Depp.
Ai ka thënë tutje se në ditët e sotme inteligjenca artificiale mund të krijojë fytyrën dhe zërin e tij e kështu mashtruesit mund të duken si ai.
“Mashtruesit mund të duken dhe të tingëllojnë si unë. Por, as unë, as ekipi im, nuk do t’ju kërkojmë para ose informacionin tuaj personal”, ka shkruar tutje aktori.
Ai ka shtuat gjithashtu se bashkë me ekipin janë duke punuar vazhdimisht për t’i luftuar këto skema të paligjshme.
Depp më pas renditi llogaritë e tij zyrtare në Instagram, Facebook dhe TikTok.
Ylli i Hollywood-it, i cili ka më shumë se 28 milionë ndjekës në Instagram, ka theksuar se ai nuk bisedon direkt me fansat në asnjë rrjet social./koha
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)