play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Pemët hahen në bark të zbrazët

today29/01/2025

Background
share close

Pemët nuk duhet të hahen pas ushqimit, por në lukth të zbrazët. Ushqimet me pemë luajnë rol kryesor në detoksikimin e organizmit, sepse e furnizojnë me sasi të madhe të energjisë.

Së paku tri pemë në ditë janë pjesë e pashmangshme e ushqimit të rregullt!

Nëse hani dy copa bukë dhe pastaj një pjesë pemë, pema nuk do të arrijë si duhet në zorrë përmes lukthit, sepse buka e pengon. Në ndërkohë, i gjithë ushqimi zbërthehet, fermentohet dhe shndërrohet në acid.

Sasia përkatëse e pemës vjen në kontakt me ushqimin në lukth, ndërsa më pas e gjithë masa e ushqimit fillon të prishet dhe për këtë vjen deri te mundimi i lukthit.

Kjo nuk ndodh me disa pemë, siç janë portokalli dhe limoni, pasi ato veç janë acidike.

Lëngje pemësh ose fruta?

Ngrënia e gjithë frutës është shumë më e mirë, sesa pirja e lëngut. Nëse ju pëlqejnë lëngjet, pini ngadalë- gllënjkë pas gllënjke, ashtu që të përzihet me pështymën para gëlltitjes.

Nëse çdo të tretën ditë do të hanit vetëm pemë dhe do të pinit vetëm lëngje pemësh, do të befasoheshit me dukjen e fytyrës dhe trupit tuaj.

Nëse jeni admirues të lëngjeve të pemëve, pini vetëm ato nga pemët e freskëta, ndërsa mos u përqendroni te ato që gjenden nëpër dyqane.

Asnjëherë mos pini lëng të nxehtë e as pemë të ziera, sepse në atë mënyrë humben materiet ushqyese dhe shkatërrohen vitaminat. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%