play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Sot, Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

today28/01/2025

Background
share close

28 janari njihet si Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Ishte Këshilli i Evropës që fillimisht e shpalli këtë datë në vitin 2007, si Dita Evropiane e Mbrojtjes së të Dhënave dhe dy vjet më pas edhe Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA e votoi në unanimitet, duke e quajtur Dita Kombëtare e Privatësisë.

Nevoja për të mbrojtur të dhënat personale është një shqetësim në rritje në shoqëritë informative bashkëkohore, të cilat karakterizohen me zhvillime teknologjike. Përderisa individët duhet të mbrohen nga mbledhja e padëshiruar, përdorimi dhe transferimi i të dhënave të tyre nga palët e treta, kjo nuk duhet të pengojë në rrjedhën e lirë të informatave që është e nevojshme për të nxitur debatin lidhur me çështjet me interes të përgjithshëm në shoqëritë demokratike.

Nenet 8 dhe 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbështesin të drejtën për respektimin e të drejtës për jetën private dhe të drejtën për lirinë e shprehjes dhe kërkojnë një drejtpeshim të duhur mes tyre në raste konflikti. Para 40 vitesh, Konventa 108 e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Individëve lidhur me procesimin automatik të të dhënave personale ka qenë traktati i parë ndërkombëtar që ka përcaktuar standardet në këtë fushë, duke formësuar kështu mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave në Evropë dhe më tej.

Në vitin 2018, është miratuar një protokoll amandamentues për të modernizuar Konventën (i njohur si Konventa 108+) në mënyrë që të trajtojë sfidat, të cilat rezultojnë nga përdorimi i informatave të reja dhe teknologjitë komunikuese si dhe për të fuqizuar zbatimin e vet efektiv.

Në nivel të BE-së, Rregullorja e vitit 2016 për Mbrojtjen e Përgjithshme të të Dhënave (RMPD) (në origjinal: GDPR, Regulation (EU) 2016/679) parasheh një kornizë konkrete dhe ligjore për mbrojtjen e të dhënave dhe konsiderohet si një rregullore më gjithëpërfshirëse dhe e avancuar në mbarë botën.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në kuadër të aktiviteteve për Javën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe në funksion të interesit publik, ka përgatitur një video ndërgjegjësuese, me qëllim rritjen e njohurive të qytetarëve për ushtrimin e kësaj të drejte./atsh/ KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%