play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Filmi i ri i Mel Gibson konsiderohet si një nga më të këqijtë në karrierën e tij

today27/01/2025

Background
share close

“Flight Risk” me regji dhe prodhuar nga fituesi i Oscar-it, Mel Gibson, u shfaq dje (e shtunë) premierë.

Megjithëse shumë shpresonin për një projekt emocionues duke pasur parasysh karrierën e Gibson, filmi u prit me kritika negative.

Skenari i filmit është shkruar nga Jared Rosenberg, ndërsa rolet kryesore janë Mark Wahlberg, Michelle Dockery dhe Topher Grace. Historia ndjek agjentin e FBI-së Dockery, i cili është përgjegjës për shoqërimin e një dëshmitari kyç, Grace, në gjyqin kundër një bosi të njohur mafioz.

Megjithatë, gjatë fluturimit, agjenti dhe dëshmitari zbulojnë se piloti i tyre Wahlberg është në të vërtetë një vrasës me pagesë, detyra e të cilit është të eliminojë dëshmitarin. Pasi arrijnë të mposhtin pilotin, zbulojnë se nuk janë të vetmit që i duan ata të vdekur.

Filmi u krijua në bashkëpunim me kompanitë e prodhimit Lionsgate, Icon Productions dhe Davis Entertainment Company.

Në faqen e njohur të filmave Rotten Tomatoes, “Flight Risk” aktualisht ka vetëm 20% vlerësime pozitive nga kritikët profesionistë, ndërsa shënon pak më mirë te audienca, me 61% opinione pozitive. Megjithatë, shumë tashmë e konsiderojnë atë një nga dështimet më të mëdha të karrierës së Gibson.

Pavarësisht vlerësimeve të dobëta, reagimet e shikuesve ishin të përziera. Ndërsa disa në Rotten Tomatoes shprehën zhgënjim dhe e vlerësuan filmin si një nga më të këqijtë që kanë parë, të tjerëve iu pëlqeu skenat e aksionit dhe humori që ofronte filmi. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *