play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

today21/01/2025

Background
share close

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që nga fillimi i fushatës zgjedhore e cila ka nisur më 11 janar e deri më sot,ka shqiptuar gjoba në vlerë totale prej 125,000 euro ndaj subjekteve politike për shkelje të rregullave zgjedhore.

Në një përgjigje për Telegrafin, PZAP ka theksuar se:”totali i gjobave të shqiptuara ndaj subjekteve politike me vendimet e PZAP-it, deri më tani është 125,000.00 euro.”

Gjobat janë shqiptuar për një sërë rastesh që janë shqyrtuar dhe për të cilat vendimet gjenden në webfaqen zyrtare të PZAP-it.

Rastet e përfshijnë: Anr.27/2025, Anr.28/2025, Anr.30/2025, Anr.32/2025, Anr.34/2025, Anr.35/2025, Anr.37/2025, Anr.48/2025, Anr.49/2025, Anr.50/2025, dhe të tjera deri në Anr.69/2025.

Fushata zgjedhore, e cila do të zgjasë deri më 8 shkurt 2025, ka për qëllim të ofrojë një proces transparent dhe demokratik.

Në këtë drejtim, PZAP ka ndërmarrë masa të rrepta për të garantuar respektimin e standardeve zgjedhore.

Kujtojmë se ditë më parë Demokracia në Veprim (DnV), tha se që nga fillimi i fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është vërejtur gjuhë nxitëse dhe e urrejtjes mbi baza politike, si në tubime politike, por edhe në komente në platforma online.

Në një konferencë për media më 18 janar, Eugen Cakolli nga DnV, tha se gjatë kësaj jave ka pasur përkeqësim të gjuhës së ashpër të përdorur në fushatë.

“Këtë javë kemi pasur ashpërsim e përkeqësim të gjuhës së përdorur në fushatë, me plotë 25 aktivitete gjatë monitorimit të së cilave janë raportuar raste të përdorimit të gjuhës së nxitjes apo urrejtjes, kryesisht mbi baza politike”, tha ai.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt 2025, ku në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%