play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Khloe Kardashian nis podcast të ri dhe zbulon projektet e saj të tjera

today17/12/2024

Background
share close

Khloe Kardashian ka shpallur një tjetër aventurë të re në karrierën e saj, këtë herë në botën e podkasteve.

Superylli 40-vjeçar ka njoftuar se do të startojë podcast-in e saj të ri të titulluar “Khloe In Wonder Land”, që do të nisë më 8 janar 2025 në X, platforma që është në pronësi të Elon Musk.

Ajo e përshkroi këtë si një mundësi për të eksploruar tema të fuqishme si dashuria, shërimi dhe lumturia, duke ftuar personalitete të njohura si Scott Disick, Jay Shetty dhe Mel Robbins, shkruan DailyMail.

Ky podcast do të përfshijë biseda javore dhe do të ofrojë një ekskluzivitet 24-orësh në X para se të bëhet i disponueshëm në platforma të tjera.

Ndërkohë, Khloe ka qenë shumë e zënë këtë vit, duke lançuar aromën e saj të parë, XO Khloe, e cila do të jetë në dispozicion për blerje në Harrods dhe UltaBeauty në muajt në vijim.

Përveç kësaj, Khloe mbikëqyr markën e veshjeve ‘Good American’ dhe ka një bashkëpunim me Fabletics.

Ajo gjithashtu ka shpallur plane për të zhvilluar më shumë produkte, duke përfshirë parfume dhe produkte për trupin, përmes dy markave tregtare të regjistruara më 2024.

Në këtë periudhë, Khloe po krijon një ndikim të madh në industrinë e modës dhe bukurisë, duke e shfrytëzuar platformën e saj për të eksploruar projekte të reja dhe për të ndarë pasionet e saj me ndjekësit. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%