Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/12/2024
Gjatë gjithë karrierës së tij, Joaquin Phoenix, ka luajtur një sërë rolesh të ndryshme, në dy filma për “Joker”, një njeri të dashuruar me inteligjencën artificiale në filmin “Her”, një perandor romak në “Gladiator” dhe roli i këngëtarit legjendar Johnny Cash në filmin “Walk the Line”.
Phoenix i arrin rolet e tij më të mira në projekte më të vogla të drejtuara nga regjisorë vizionarë, dhe i tillë ishte rasti me rolin e tij në filmin e Ari Asterit “Beau Is Afraid”.
Në këtë komedi horror, Phoenix luan një burrë, i cili nis një udhëtim të pazakontë për të marrë pjesë në funeralin e nënës së tij.
Filmi është përshkruar si një “sulm total ndaj shqisave” dhe ka ndarë pikëpamjet e shikuesve. Në një intervistë për Variety, Aster zbuloi se Phoenix fillimisht ishte shumë hezitues për pranimin e rolit.
“Ia dërgova skenarin dhe ai m’u përgjigj se nuk e dinte pse do ta pranonte. Pas kësaj patëm rreth 15 biseda dhe shumë bindje përpara se Phoenix të pranonte këtë rol”, tha Aster.
Ai shpjegoi se e kuptonte pse Phoenix ishte i kujdesshëm.
“Joaquin i jepet plotësisht çdo gjëje që bën. Mënyra se si ai e rishikon skenarin dhe historinë nuk është e kotë apo e lodhshme, por pyet: “A ka diçka që nuk e kemi marrë parasysh?”. Kuptova se kjo është pikërisht ajo që dua nga unë një aktor edhe tani nuk mund ta imagjinoj të bëj një film pa të”, tha Aster.
Roli i Phoenix u prit mirë nga shikuesit dhe ai u nominua për çmimin Golden Globe 2024 në kategorinë e ‘aktorit më të mirë’ në një komedi ose muzikal. /Telegrafi
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)