play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Sezoni i dytë i serialit “Squid Game” nominohet për Golden Globe në 2025

today11/12/2024

Background
share close

Sezoni i dytë i serialit “Squid Game” ende nuk është lansuar dhe tashmë është nominuar për Golden Globe në 2025.

Seriali është nominuar për ‘serialin dramatik më të mirë televiziv’ dhe do të shfaqet premierë vetëm më 26 dhjetor.

Sipas rregullave, kualifikimi është i mundur për serialet e transmetuara gjatë vitit 2024.

Serialet “Shogun”, “Mr&Mrs. Smith”, “Slow Horses”, “The Diplomat” – janë në garë me “Squid Game”.

Fituesit zyrtarë të të gjitha kategorive do të prezantohen më 5 janar në një ceremoni në hotelin “The Beverly Hilton” në Los Angeles, shkruan The Independent.

Në sezonin e dytë të “Squid Game”, Lee Jung-jae rikthehet si Seong Gi-hun i cili përpiqet t’i japë fund lojërave të çoroditura duke u rikthyer në garë.

Krijuesi i “Squid Game”: Sezoni i dytë tregon atë që ne dëshmojmë në botën reale
Lexo po ashtu
Krijuesi i “Squid Game”: Sezoni i dytë tregon atë që ne dëshmojmë në botën reale
Hëang Dong-hyunk si krijuesi i serialit pranoi se ishte nën stres të madh për vazhdimin e dytë, por pretendon se paratë ishin motivi kryesor për vazhdimin.

“Sezoni i parë ishte një sukses global, por unë nuk fitova shumë”, tha ai.

Së bashku me Lee Jung-jae, Lee Byung-hun, Wi Ha-jun, Gong Yoo janë përsëri duke aktruar në sezonin e dytë dhe Park Sung-hoo ka luajtur role të reja.

‘Trailer’-i për sezonin e dytë të serialit në Netflix u publikua dy javë më parë dhe ka mbi tetë milionë shikime. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%