play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Metodat për të hequr ënjtjen e kyçeve

today06/12/2024

Background
share close

Akumulimi i acidit urik dhe formimi i kristaleve të imëta në kyçe mund të shkaktojë nivele të larta të inflamacionit, enjtje dhe dhimbje të forta.

Kjo gjë prek më shumë meshkujt dhe gratë pas menopauzës.

Në rastet e shpërthimit të pezmatimit të kyçeve, dhimbjet janë shumë të forta, pas shfaqjes së skuqjes dhe ënjtjes në zonën anash gishtit të madh të këmbës apo të kyçeve.

Dhimbjet mund të jenë aq të forta sa thjesht prekja e zonës së prekur nga inflamacioni është drobitëse.

Pezmatimi i kyçeve nga acidi urik shkaktohet nga ushqyerja me karbohidrate, yndyra të hidrogjenizuara, alkol, mish e të tjerë.

Rreziku është gjithnjë në rritje nga stresi, tensioni i lartë i gjakut, rezistenca ndaj insulinës, mbipesha, veshkat e të tjerë.

Një studim i publikuar në Revistën Ndërkombëtare Të Pediatrisë, të cilit i referohet AgroWeb.org, shpjegoi se të rinjtë që pinë më shumë lëngje të ëmbëlsuara e të gazuara, preken me shumë nga nivelet e larta të acidit urik.

Studime të tjera sugjerojnë se gratë që pinë një pije të sheqerosur në ditë janë 74% më shumë të rrezikuara nga pezmatimi i kyçeve.

Alkooli

Konsumi i alkoolit, veçanërisht birrës ka një rol negativ në shëndetin e kyçeve dhe rritjen e nivelit të acidit urik.

Si të parandaloni ënjtjen e kyçeve nga acidi urik

Shmangi ushqimet me shumë proteinë si fasulet, thjerrëzat, mishin e pulës, gocat e detit dhe peshqit me yndyrë.

Shmangni ose kufizoni konsumin e djathit dhe birrës.

Pini të paktën dy litra ujë në ditë për të eliminuar acidin urik nga organizmi.

Hani rregullisht fruta dhe perime, veçanërisht patate të ëmbël, oriz kaf dhe selino.

Kumbullat e thata janë ideale kundër acidit urik.

Hani më shumë qershi dhe boronica sepse janë të pasura me bioflavonoidë dhe ulin nivelin e acidit urik.

Qershitë dhe ananasi ndihmojnë gjithashtu kundër acidit urik.

Kombinoni banane, dardhë, mollë, qershi, ananas, xhenxhefil dhe bajame në një mikser dhe masën hajeni çdo mëngjes.

Konsumoni më shumë xhenxhefil ose çaj xhenxhefili për të luftuar inflamacionin në kyçe.

Pini 1-2 lugë gjelle me uthull molle të pafiltruar duke e tretur në ujë, ose mbajini këmbët në një legen me ujë dhe uthull.

Soda e bukës është gjithashtu e mirë për të ulur acidin urik.

Doza e rekomanduar ditore është 4 lugë çaji sodë buke të tretur në ujë./agroweb

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%