play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

ChatGPT refuzon të japë informacione nëse i shtypni pesë emra

today05/12/2024

Background
share close

ChatGPT është jashtëzakonisht i dobishëm kur duam të marrim disa informacione shpejt, por ka edhe pikat e tij të dobëta.

Ka emra që kur shkruan në ChatGPT, duket se e “prishin”, domethënë, merr vetëm komente se ky chatbot nuk mund të të japë një përgjigje për ta për momentin, transmeton Telegrafi.

ChatGPT përfundon bisedën sapo përmendni ndonjë nga këta emra, dhe kjo është e gjitha rezultat i një filtri special që “tërheq frenin” përpara se chatbot t’i dërgojë një përgjigje përdoruesit.

OpenAI nuk i ka komentuar asnjëherë publikisht këto raste, por me shumë gjasa janë emrat e personave që kanë paditur kompaninë, ose kanë kërkuar që të “fshihen përgjithmonë” nga baza e të dhënave.

Këta janë emrat pas të cilëve ChatGPT e përfundoi bisedën: Brian Hood, Jonathan Turley, Jonathan Zittrain, David Faber dhe Guido Scorza.

Gjithçka filloi me emrin e parë në këtë listë, kur kryebashkiaku australian Brian Hood kërcënoi se do të padiste ChatGPT në mesin e vitit të kaluar, pasi zbuloi se chatbot pretendonte në mënyrë të rreme se Hood ishte burgosur për korrupsion, kur në fakt ai ishte një sinjalizues në një rast.

Sa për të tjerët në listë, ka gjithçka, por situata është pak a shumë e ngjashme. Bëhet fjalë kryesisht për njerëzit që paditën ChatGPT për shkak të informacionit të rremë që përhapi rreth tyre.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%