Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
“Billboard” e ka shpallur këngëtaren Beyoncé si yllin më të madh të muzikës pop të shekullit 21, duke e renditur në vendin e parë të listës së tyre, e cila bazohet në ndikimin, evoluimin dhe ndikimin e saj gjatë 25 vjetëve të fundit.
Sipas Andrew Unterberger nga “Billboard”, vendi i Beyoncés në këtë listë lidhet me përkushtimin e saj për inovacion, evoluim dhe cilësi të gjithanshme, duke e bërë atë pikë reference për të gjithë yjet e pop-it në këtë shekull, ka shkruar CNN.
Beyoncé është artistja më e dekoruar me çmime “Grammy”, me një rekord prej 32 trofeve dhe pritet të fitojë më shumë pas nominimeve të saj për albumin e saj të vitit 2024, “Cowboy Carter”.
Ajo ka gjithashtu një histori të pasur në top listat e “Billboard”, duke arritur në vendin e parë me 9 këngë dhe 24 këngë në top 10-shen e 100 Hiteve më të mira.
Po ashtu, tetë albumet e saj kanë arritur në vendin e parë të listës “Billboard 200”, duke filluar nga albumi i saj debutues në vitin 2003, “Dangerously In Love”.
Në muajin gusht, “Billboard” ka nisur një seri të klasifikimeve të artistëve më të mëdhenj të muzikës pop të 25 vjetëve të fundit, duke përfshirë artistët që “Billboard” beson se kanë pasur rol të rëndësishëm në këtë zhanër dhe kanë “përfaqësuar madhështinë e muzikës pop” që nga fillimi i mijëvjeçarit. Këngëtarja, Taylor Swift, është renditur e dyta, ndërsa Rihanna e treta.
Në top 10-she janë gjithashtu artistë si Adele, Ariana Grande, Justin Bieber, Kanye West, Britney Spears, Lady Gaga dhe Drake.
Ylli, Katy Perry e mbyll listën e top 25, ndërsa artistë të tjerë si Bad Bunny, The Weeknd, One Direction, Miley Cyrus, Eminem dhe Usher janë gjithashtu të pranishëm në top 25-she./koha
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)