Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Çmimi rekord i pagës së shefit ekzekutiv të Tesla, Elon Musk, prej 56 miliardë dollarësh nuk do të rikthehet, ka vendosur një gjykatëse.
Vendimi në gjykatën e Delaware vjen pas disa muajsh grindje ligjore, pavarësisht se u miratua nga aksionerët dhe drejtorët gjatë verës, transmeton Telegrafi.
Gjykatësja Kathaleen McCormick la në fuqi vendimin e saj të mëparshëm nga janari, në të cilin ajo argumentoi se anëtarët e bordit ishin shumë të ndikuar nga Musk.
Duke reaguar ndaj vendimit, Musk shkroi në X: “Aksionarët duhet të kontrollojnë votat e kompanisë, jo gjyqtarët”.
Tesla u zotua të apelojë vendimin, duke thënë se vendimi ishte “i gabuar”.
“Ky vendim, nëse nuk shfuqizohet, do të thotë që gjyqtarët dhe avokatët e paditësve drejtojnë kompanitë e Delaware dhe jo pronarët e tyre të ligjshëm – aksionerët”, tha kompania në një postim në X.
Gjykatësja McCormick tha se paketa e pagave do të ishte më e madhja ndonjëherë për bosin e një kompanie.
“Tesla nuk arriti të dëshmonte se paketa e pagave, e cila daton në vitin 2018, ishte e drejtë”, tha ajo.
Një votë e aksionerëve mbi pagesën kaloi me 75 për qind në qershor, por gjyqtarja nuk ra dakord që paga të ishte kaq e madhe, pavarësisht nga ato që ajo i quajti argumentet “kreative” të avokatëve të Teslës.
“Edhe nëse vota e aksionerëve mund të ketë një efekt ratifikues, nuk mund ta bëjë këtë këtu”, shkroi ajo.
Gjykatësja gjithashtu vendosi që aksioneri i Tesla-s që ngriti çështjen kundër Tesla-s dhe Musk duhet të merrte 345 milion dollarë tarifa, por jo 5.6 miliardë dollarë në aksionet e Tesla-s që ata kërkuan.
Disa vëzhgues thanë se një vendim në favor të Musk dhe Tesla, do t’i kishte dhënë një goditje ligjeve të konfliktit të interesit në Delaware.
“Ideja e rregullave të konfliktit është të mbrojë të gjithë investitorët jo vetëm investitorët e pakicave”, tha Charles Elson i Qendrës Weinberg të Universitetit të Delaware për Qeverisjen e Korporatave.
Elson tha se mendimi i gjyqtares McCormick ishte i arsyetuar mirë. Elson tha se pret që Tesla mund të përpiqet të rindërtojë një paketë të ngjashme pagese në Teksas, ku kompania zhvendosi bazën e saj ligjore në fillim të këtij viti pas vendimit të pagave. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)