play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Prezantohet drafti i Fjalorit të ri të Gjuhës Shqipe, ka më shumë se 120 mijë fjalë

today22/11/2024

Background
share close

Akademia e Shkencave ka prezantuar draftin e Fjalorit të ri të Gjuhës Shqipe, një projekt leksikografik që përfshin më shumë se 120 mijë fjalë. Ky fjalor, që është vepra më e madhe leksikografike dhe semantike e shqipes së sotme, shkon përtej gjuhës standarde duke përfshirë gjithashtu edhe dialektet e gjuhës shqipe.

Puna për realizimin e fjalorit ka zgjatur katër vjet dhe prezantimi i tij u bë në Ditën e Alfabetit, gjatë mbledhjes së Kuvendit të Gjuhës Shqipe, që mban këtë të premte ditën e dytë të punimeve të tij.

Fjalori i ri vjen në një kohë kur gjuha shqipe po përballet me sfida të shumta, përfshirë huazimet gjuhësore dhe problemet me drejtshkrimin.

Fjalori do të jetë i disponueshëm online dhe pritet të botohet në formë të shtypur në fillim të vitit të ardhshëm.

Kryeministri Edi Rama tha se pas publikimit të draftit do të ketë një diskutim të gjerë mbi fjalorin e ri të gjuhës shqipe, ku në bazë të propozimeve që mund të hidhen, mund të ketë përmirësime deri në botimin final.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%