play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Vëllai i vogël i Lamine Yamal vodhi gjithë vëmendjen në ceremoninë e Topit të Artë

today29/10/2024

Background
share close

Vëllai dyvjeçar i Lamine Yamal edhe një herë ‘vodhi shfaqjen, dhe pas pamjeve nga Euro 2024 – këtë herë ai ishte në qendër të vëmendjes në tapetin e kuq para çmimit të Topit të Artë.

Lamine u shpall ‘lojtari më i mirë i ri’ në ceremoninë e mbrëmshme të ndarjes së çmimeve të Topit të Artë, i cili mbërriti në ceremoni i shoqëruar nga familja.

Në tapetin e kuq para ngjarjes, ai ka pozuar së bashku me babanë, nënën dhe vëllanë e vogël.

Përkatësisht, ky djalë i vogël ishte i veshur me një kostum të zi që i ngjante vëllait të tij të madh dhe ua bëri me dorë të gjithëve derisa pozoi në tapetin të kuq.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GQ Italia (@gqitalia)

Dy vjeçari i lezetshëm i shikonte i hutuar teksa qëndronte me pjesën tjetër të familjes së futbollistit spanjoll.

Mediat spanjolle e quajtën versionin ‘mini’ të Lamines dhe videot pushtuan sërish rrjetet.

Kujtojmë, një nga xhirimet më të ëmbla të Euros së këtij viti është realizuar gjatë festës së titullit të Spanjës, ku aktorët kryesorë ishin pikërisht Lamine dhe vëllai i tij i vogël.

Më pas, gjatë festës, Yamal vuri në prehër të vëllanë, i cili është ende i vogël dhe e lejoi të merrte e të luante me trofeun që mori si ‘futbollisti i ri më i mirë’ i Euros. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%