play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Themeluesi i TikTokut bëhet personi më i pasur në Kinë

today29/10/2024

Background
share close

Popullariteti në rritje i TikTokut ka bërë që bashkëthemeluesi i kompanisë mëmë, ByteDance, të bëhet personi më i pasur i Kinës.

Sipas një liste të Institutit të Kërkimeve “Hurun”, Zhang Yiming tani ka pasuri prej 49.3 miliardë dollarë – 43 për qind më shumë se në vitin 2023.

41-vjeçari u largua nga pozita që mbante në ByteDance në vitin 2021, por zotëron 20 për qind të kompanisë.

TikToku është bërë një nga aplikacionet më të njohura të rrjeteve sociale në botë, pavarësisht shqetësimeve të mëdha në disa vende për lidhjet me shtetin kinez.

Ndërsa të dyja kompanitë këmbëngulin se janë të pavarura nga qeveria kineze, Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë ta ndalin TikTokun në janar të vitit 2025, nëse ByteDance nuk e shet.

Pavarësisht se u përball me presion intensiv në SHBA, fitimi global i ByteDance u rrit me 60 për qind vitin e kaluar, duke rritur pasurinë personale të Zhang Yimingut.

“Zhang Yiming është i 18-ti në 26 vjet që merr titullin si personi më i pasur në Kinë. SHBA-ja, për krahasim, ka deri tash vetëm katër persona: Bill Gates, Warren Buffett, Jeff Bezos dhe Elon Musk. Kjo është tregues i njëfarë dinamizmi në ekonominë kineze”, ka thënë udhëheqësi i “Hurunit”, Rupert Hoogewerf.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%