play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Stafi, prindërit dhe nxënësit mbi 18 vjeç dhuruan gjak nga një iniciativë në ASK

today29/10/2024

Background
share close

Në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, stafi, prindërit dhe nxënësit mbi moshën 18 vjeç të American School of Kosova (ASK) iu bashkuan kauzës për dhurimin e gjakut në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Doktoresha Xhemile Sllamniku nga Qendra e Kombëtare eTransfuzionit të Gjakut tha se gjatë gjithë vitit kanë dhurues të gjakut, mirëpo në muaji i ndërgjegjësimit sjell më shumë dhurime të gjakut.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë transfuzione të gjakut kudo në vend. Ky muaj veçanërisht na inkurajon për shkak të vetëdijesimit të qytetarëve,” tha ajo.

Drejtoresha e Shkollës së Mesme në ASK, Ilirjana Imami-Morina, shprehu kënaqësinë për përfshirjen e gjerë në këtë iniciativë, e cila për të dytin vit radhazi sensibilizon prindërit, nxënësit dhe stafin e shkollës.

“Është viti i dytë që e bëjmë këtë iniciativë për vetëdijesimin e të gjithë bashkëpunëtorëve tanë në shkollë, siç janë prindërit, nxënësit edhe stafi, për vetëdijesimin e tyre në nderë të muajit, për kancerin e gjirit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë”.

Pjesëmarrës të tjerë, si Lum Gashi, i cili është drejtor i Departamentit te Operativës në ASK e përshkruan përvojën si një akt të dobishëm, duke thënë: “Është ndjenjë shumë e mirë të dish që mund të ndihmosh dikë përmes dhurimit të gjakut”.

Mësuesja Edi Demiri, e cila dhuroi gjak për herë të dytë, theksoi rëndësinë e kësaj nisme: “Kush dhuron gjak, shpëton jetë. Çdo ditë ka nevojë për dhurues të gjakut, dhe është një veprim i vogël që bën një ndryshim të madh”.

Pjesë e dhuruesve të gjakut ishte edhe drejtoresha e parashkollorëve në ASK, Fexhrije Sela.

Sela, falënderoi stafin dhe prindërit për mbështetjen në çdo iniciativë, duke vlerësuar përkushtimin e tyre ndaj ndërgjegjësimit dhe kauzave të rëndësishme.

“Javën e kaluar ka qenë për ngritjen e vetëdijesimit kundër mbrojtjes ndaj kancerit të gjirit për femra, kemi pas aktivitete të ndryshme, njëkohësisht prindërit janë shumë bashkëpunues dhe na përkrahin në të gjitha këto iniciativa.

Kësaj radhe e kemi bërë këtë organizimin për dhurimin e gjakut. Edhe gjatë gjithë ditës, prej kohës kur kemi fillu po shifet që stafi po participojnë…”, tha ndër të tjera Sela. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%