Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se ka anuluar logon e re për shkak se kishte ngjashmëri me një logo tjetër.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky vendim erdhi pas reagimeve të shumta nga persona të fushës së dizajnit.
“Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 23.09.2024 e ka trajtuar çështjen e logos së Kuvendit dhe ka konstatuar se e njëjta nuk duhet të këtë ngjashmëri me ndonjë logo tjetër, pavarësisht se logoja e përzgjedhur nga juria profesionale nuk ka qenë identike me logon më të cilën është krahasuar”.
Më tej, thuhet se pas një takimi ndërmjet përfaqësuesve të Kuvendit dhe operatorit ekonomik fitues, është konstatuar se logoja e përzgjedhur ka ngjashmëri me logon e krahasuar, pavarësisht se nuk janë identike.
“Të dy palët u pajtuan që Kuvendi i Kosovës duhet të këtë logo e cila nuk ka ngjashmëri me asnjë logo tjetër”.
Operatori ekonomik zyrtarisht u pajtua që të kthejë mjetet financiare të pranuara nga Kuvendi, si dhe ka kërkuar që të kthejë në pronësi të saj të drejtën e autorit të logos së propozuar.
Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë procedurën e re për përzgjedhjen e logos së Kuvendit.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)