play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Deçani, Peja e Juniku do të kenë stacione të shpëtimit malor

today18/09/2024

Background
share close

Në Ambasadën e Italisë në Prishtinë sot u mbajt ceremonia për dorëzimin e materialeve teknike dhe nënshkrimit të marrëveshjeve për krijimin e stacioneve të kërkim – shpëtimit malor në komunat e Pejës, Deçanit dhe Junikut, që janë pjesë e projektit “NaturKosovo: pasuria natyrore dhe kulturore në Kosovë dhe zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm të Via Dinarica”.

Krahas kryetarëve të komunave të Pejës. Deçanit dhe Junikut, në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari. Me këtë rast kryetarët e këtyre komunave nënshkruan marrëveshjet për krijimin e tri stacioneve strategjike të kërkim-shpëtimit, të cilat do të shërbejnë si pika të rëndësishme për emergjencat në afërsi të shtegut kosovar.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e vlerësoi këtë projekt si një siguri për vizitorët e Bjeshkëve të Nemuna, ndërsa Bashkim Ramosaj nga Deçani theksoi se fluksi i turistëve është në rritje, duke kërkuar një unitet të specializuar për shpëtim.

“Jemi duke fol për terrene që janë ekstreme që dashtë të pa dashtë, në rast se don me kanë një nivel të detyrës, duhet me pasë një njësi të kërkim të shpëtimit dhe duhet me pasë pajisje për këtë njësi. Unë jam tepër i lumtur që është themelu tashmë ky ekip, dhe i cili i ka dhënë produktet e para”, tha ai.

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, gjithashtu theksoi rëndësinë e stacionit për zhvillimin e vullnetarëve të shpëtimit, duke e quajtur një hap të rëndësishëm për sigurinë e komunitetit.

“Është e rëndësishme shumë hapja e stacionit dhe ofrimi dhe zhvillimi i vullnetarëve, që veç i kanë nxit hapja e stacionit në Junik, vullnetarët për shpëtim-kërkim. Në këtë drejtim edhe furnizimi me pajisje për këta vullnetarë të këtij stacioni ka një ndikim jashtëzakonisht pozitiv”.

“Ne kemi pasur raste edhe me herët të fatkeqësive që na kanë ndodhë në Bjeshkën e Junikut…”, ka thënë Shehu.

Ministrja Hajdari nënvizoi se hapja e këtyre stacioneve është një pikënisje për mbështetje më të madhe për ekipet e shpëtimit, sidomos me rritjen e numrit të vizitorëve në Kosovë.

“Duke e ditur që është rritja e numrit të vizitorëve në Republikën tonë, sidomos ndërkombëtarë, ekipi i kërkim-shpëtimit malor është në nevojë për mbështetje me pajisje edhe më shumë në ditët në vijim, por sot është një pikënisje me hapjen e tri stacioneve në tri komuna. Siç e shihni, ekipi ynë i kërkim-shpëtimit po pajiset me mjetet e shpëtimit malor dhe ne presim në të ardhmen të kemi edhe më shumë pajisje. Por urojmë që këto mos të përdoren, sepse ajo është vetëm në rast të jetës në rrezik për vizitorët tanë”, tha ajo.

Ambasadori De Riu e cilësoi këtë projekt si një bashkëpunim të rëndësishëm mes institucioneve, që ka potencialin për të zhvilluar turizmin në rajon.

“Ky është një projekt që për herë të parë është një bashkëpunim, për ndërtimin e kapaciteteve mes institucioneve qendrore që është Qeveria, organizatave vendore dhe institucioneve vendore, që ne e konsiderojmë zonën me kapacitetin më të madh për zhvillimin e turizmit”, thënë ambasadori i Italisë në Kosovë

Bardhosh Morina nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës theksoi rëndësinë e pajisjeve të dhuruara, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm efikasitetin e operacioneve të shpëtimit.

Ndryshe, Materiali i dhuruar i shtohet pajisjeve tek ekipet kosovare të shpëtimit dhe do të përdoret falë aftësive të fituara gjatë kurseve të trajnimit të realizuara nga Korpusi Kombëtar Italian i Shpëtimit Malor dhe Speleologjik (CNSAS).

Kurset të përfunduara në qershor 2024, janë përqendruar në veçanti te ndihma teknike dhe shëndetësore në menaxhimin e pacientëve të traumatizuar. Pajisjet u morën nga përfaqësuesit e “Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës”, degë e “Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës” (FBNSK).

“NaturKosovo” synon promovimin e segmentit kosovar të Via Dinarica-s, një shteg për ecje që shtrihet për 120 km përmes rajoneve të Pejës, Deçanit dhe Junikut, duke u fokusuar në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Qëllimi është të vlerësohen burimet e shumta natyrore, kulturore dhe historike të zonës përmes përmirësimit të shtegut, fuqizimi të institucioneve vendore, mbështetjes së mikro-ndërmarrjeve (si bujtinat, zejtarët, prodhuesit agro-ushqimorë, etj.) dhe promovimit të markës “Via Dinarica Kosovo”.

“NaturKosovo” është një projekt i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunimin në Zhvillim me mbështetje nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, i realizuar nga Volontari nel Mondo RTM dhe CELIM Milano në bashkëpunim me Klubin Alpin Italian, Trupin Kombëtar Italian të Shpëtimit Malor dhe Speleologjik, Shoqatën Italiane për Turizmin e Përgjegjshëm dhe Fondacionin Utalaya. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%