Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today29/08/2024
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka thënë se është njoftuar që në platforma të ndryshme të komunikimit po qarkullon një dokument me të dhëna personave të qytetarëve qe kanë aplikuar për t’u subvencionuar për tekstet shkollore.
AIP shton se bëhet fjalë se në këtë dokumet janë të dhënat personale të aplikuesve (kryesisht prindërit) dhe të dhënat e fëmijëve të tyre, të Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Ky dokument po q arkullon në grupet e prindërve me qëllim të verifikimit të aplikimit.
AIP ka bërë thirrje te qytetarët që kanë qasje në këtë dokument të mos e shpërndajnë apo publikojnë atë sepse përbën shkelje të ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
“Ky dokument është duke qarkulluar në grupet e prindërve me qëllim të verifikimit të aplikimit. Për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale dhe për të siguruar përputhshmërinë me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia i bënë thirrje që: Asnjë individ apo institucion që ka qasje në këtë dokument nuk duhet ta shpërndajë apo të publikoj më tej këtë dokument me këto të dhëna personale të qytetarëve. Përhapja e mëtejshme e këtij dokumenti përbën shkelje të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe mund të rezultojë në pasoja ligjore.”
“Të gjithë individët dhe institucionet që posedojnë një kopje të këtij dokumenti janë të obliguar ta fshijnë/shkatërrojnë atë menjëherë nga të gjitha pajisjet elektronike dhe çdo depozitë të dhënash, qoftë fizike apo digjitale, ku mund të jetë i ruajtur dokumenti.”
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)