Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Domatet arritën në Evropë në shekullin e 16-të. Atë kohë evropianët i quanin “molla të helmuara” sepse gabimisht besonin se janë toksike.
New York Times ka shkruar se domatet janë hidratuese, pasi përmbajnë 95 për qind ujë, gjë që i bën të jenë më hidratuese se sa shalqiri.
Profesori John Erdman nga Universiteti i Illinoisit ka thënë se domatet e freskëta janë ato që përmbajnë më shumë ujë, ndërkohë që kur fërgohen humbasin pak ujë.
Likopenet ndihmojnë kundër stresit oksidativ, i cili mund të shkaktojë inflamacion kronik, gjë që mund të rrisë rrezikun nga disa tipa të kancerit.
Disa studime kanë sugjeruar se likopenet mund të mbrojnë gjithashtu edhe nga sëmundje të tjera si ajo e zemrës dhe e mëlçisë.
Kur domatet gatuhen, e humbasin ujin edhe si rezultat ndodh koncentrimi i likopeneve. Një tas i mbushur me domate të fërguara përmban rreth 7300 mikrogramë likopene, ndërsa një domate e freskët përmban 4600.
Rekomandohet që domatet të konsumohen me pak yndyrë të shëndetshme në mënyrë që trupi të përthithë më mirë likopenet.
Këto perime të kuqe janë të mbushura edhe me vitamina e minerale.
Dietologia Pinkin Panchal, ka thënë se domatet janë burim i mirë i kaliumit. Një domate e freskët përmban 432 miligramë kalium, përafërsisht sa një banane e mesme.
Dietologia gjithashtu ka bërë të ditur se domatet kanë sasi të bollshme të folateve, vitamina që ndihmojnë shëndetin e qelizave, sidomos gjatë shtatzënësisë, dhe vitaminës C, e cila ndihmon kundër mpiksjes së gjakut dhe ndihmon eshtrat.
Panchal ka rekomanduar se domatet të konsumohen gjatë sezonit përkatës pasi kur janë të freskëta kanë më shumë vlera ushqyesen ndërkohë që rekomandon të lahen me ujë dhe pak uthull molle organike në mënyrë që të i hiqen mirë pesticidet.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)