Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today30/07/2024
Nada Hafez, përfaqësuesja egjiptiane në skermë, garoi në Lojërat Olimpike në Paris kur ishte shtatzënë në muajin e shtatë.
Hafez, në pjesëmarrjen e tretë në ngjarjen më të madhe sportive në botë, u eliminua në fazën e 16-të dhe pasi arriti një fitore dhe një humbje në Paris.
Megjithatë, më vonë ajo zbuloi se ishte shtatzënë teksa garonte.
“Ajo që ju duket se janë dy sportistë, në fakt ishin tre! Isha unë, kundërshtari dhe foshnja ime që ende do të vijë në botë”, ka zbuluar Hafez në Instagram.
Ajo ka falënderuar bashkëshortin e saj Ibrahim Ihab për mbështetjen e dhënë në këto gara.
Hafez, e cila është 26 vjeç, ka marrë pjesë më parë në Lojërat Olimpike 2016 dhe 2021. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)