Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today24/07/2024
Sounkamba Sylla, një vrapuese franceze dhe anëtare e ekipit të stafetave 4×400 metra, zbuloi në llogarinë e saj në Instagram të hënën se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024” pasi iu ndalua të mbajë shami.
Një grua myslimane që praktikon dhe kryen detyra fetare, donte të mbulonte flokët gjatë Lojërave Olimpike dhe në ceremoninë e hapjes, por ajo përballet me parimin e rreptë të sekularizmit në sportet franceze të propaganduar nga autoritetet.
“Je përzgjedhur për Lojërat Olimpike, të cilat organizohen në vendin tënd, por nuk mund të marrësh pjesë në ceremoninë e hapjes, sepse ke një shami në kokë”, ka postuar Sylla një mesazh në Instagram.
Një bujë të ngjashme Sylla bëri tashmë qershorin e kaluar, gjatë Kampionatit Evropian të Atletikës të organizuar në Romë, kur iu desh të vraponte me kapelë dhe jo me shall, për shkak të parimit të neutralitetit dhe sekularizmit të kërkuar nga Ministria Franceze e Sporteve.
Kjo do të thotë se një atlet francez nuk mund të garojë duke veshur një shenjë apo veshje që tregon përkatësinë fetare.
Sipas gazetës L’Equipe, bisedimet janë duke vazhduar midis atletes, Federatës Franceze të Atletikës dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Francez të Sporteve (Cnosf) në lidhje me mbajtjen e shamisë gjatë Lojërave Olimpike dhe duket se një zgjidhje kompromisi mund të jetë që në vend të shamisë ajo mban një kapelë me një shirit të qepur që do të fshehë flokët.
Nga ana tjetër, Karta Olimpike në asnjë mënyrë nuk ndalon veshjen e natyrës fetare, duke specifikuar vetëm (neni 50) se “asnjë lloj demonstrimi apo propagande politike, fetare apo racore nuk lejohet në Lojërat Olimpike”.
Kështu, për shembull, gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike 2021 në Tokio, atletet femra të delegacionit iranian parakaluan me shami. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)