play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Miliarderi ambicioz nga India do të shpenzojë 1.4 miliardë dollarë për zhvillimin e automjeteve elektrike

today03/06/2024

Background
share close

Kompania Mahindra & Mahindra nga Mumbai, e udhëhequr nga miliarderi indian Anand Mahindra, planifikon të investojë 120 miliardë rupi, ose 1.4 miliardë dollarë, në zhvillimin e automjeteve elektrike.

Mahindra Electric Automobile planifikon të zhvillojë SUV elektrik për shkak të popullaritetit në rritje të automjeteve elektrike në Indi, u tha nga kompania në një paraqitje në bursën indiane në fund të majit.

India dëshiron të reduktojë emetimet e karbonit në industrinë e transportit, në mënyrë që të arrijë objektivin e neutralitetit neto të emetimeve të gazeve serrë deri në vitin 2070, transmeton Telegrafi.

Kompania po i drejtohet automjeteve elektrike edhe pse kërkesa për veturat e saj me motorë me djegie të brendshme është ende e fortë. Mahindra XUV 3XO regjistroi mbi 50,000 rezervime në vetëm një orë kur SUV doli në shitje këtë javë, raporton Forbes.

Shitjet e forta u reflektuan gjithashtu në raportin e fitimit neto të tremujorit të katërt të kompanisë (përfunduar në mars): fitimi u rrit 32 për qind në 20 miliardë rupi, duke mposhtur vlerësimet e analistëve. Aksionet u rritën 7.5 për qind në 2,551.1 rupi pasdite në të njëjtën ditë.

Për të financuar kalimin te automjetet elektrike, British International Investment ka investuar 12 miliardë rupi në Mahindra Electric dhe planifikon të investojë 7.25 miliardë rupi shtesë në kompani.

Një firmë investimesh nga Singapori me lidhje me shtetin, Temasek, është zotuar gjithashtu të investojë 12 miliardë rupi në kompani. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%