Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Është plotësisht normale që secila femër në planin afarist të përjetojë ngritje dhe rënie të shumta, aq më parë nëse përpiqet që të realizojë balancën e karrierës dhe familjes
Nëpër disa faza të cilat po i theksojmë do të kalojë secila femër…
Kritika
Secila femër do të përballet me një sërë sfidash gjatë karrierës së saj, ndërkaq kritikat janë të pashmangshme. Dikush do ta kritikojë mënyrën në të cilën kryeni këtë punë, apo aftësinë tuaj të zgjidhjes së problemeve, gjë që mund të bëjë që të demoralizoheni apo të ndiheni inferiore.
Shumica e femrave do të arrijnë nën situatën që të dëshirojnë të ndërrojnë vendin e punës, zonën e punës apo thjesht të bëjë pauzë për shkak të disa arsyeve personale, si p.sh. për shkak të shtatzënisë. Këto ndryshime, fatkeqësisht, mund të shkaktojnë ndryshime të shumta emocionale për shkak të të cilave femra mund të humbë dëshirën për avancim të mëtejmë në karrierë, transmeton Telegrafi.
Konfuzioni
Për shkak të ngritjes dhe zhvillimit personal shpesh ndryshon mënyra në të cilën mendojmë, por nuk është e rrallë që femrave avancimi në planin afarist u sjell edhe konfuzion në jetë, sepse u bëhet gjithnjë e më e vështirë që të realizojnë balancën midis karrierës dhe familjes. Zgjidhja e këtij problemi ndonjëherë kërkon shumë kohë dhe energji.
Kthimi në punë
Kur femra vendos të kthehet në punë, mund të ndodhë që në atë moment nuk ka mjaftueshëm parasysh se çfarë do të dëshironte të punonte në vazhdim, përkatësisht në cilin drejtim do të dëshironte të shkonte karriera e saj. Kjo periudhë është e rezervuar për kthim gradual në rutinën e mëparshme.
Zbulimi
Kur femra gjen punë të re apo zbulon mënyrë të re të mësimit, kjo do të thotë që do të jetë e kënaqur me veten dhe do të ndihet e plotësuar. Në këtë fazë karriera e saj e deriatëhershme do të rrumbullakohet.
Pasqyrë e qartë
Kur femra më në fund i tejkalon vështirësitë hyn në fazë të qetë. E di kush është, e di çka dëshiron dhe merr vendime të mira. Konfuzioni është zhdukur, ky është momenti kur arrihet balanca dhe ajo është e lumtur. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)