play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Pesë efektet që kanë aktivitetet artistike në trurin e njerëzve të moshuar

today23/04/2024

Background
share close

Për shumë prej nesh, ditët kur mund të krijonim diçka artistike, një pikturë, punime artistike me dorë apo diçka që vë trurin në punë, me siguri që kanë mbaruar që në fëmijëri. Por, nuk është kurrë vonë për të filluar përsëri!

Ekspertët thonë se aspekti krijues sjell shumë përfitime në trurin e njerëzve.

Piktura, vizatimi apo punimet me grep, ja pesë ndikimet direkte që arti ka në tru.

1. “Shkrin” shqetësimet

Pavarësisht se çfarë lloj zhanri zgjidhni, fokusimi në një projekt bën që të hiqni mendjen nga problemet dhe shqetësimet e tjera të jetës dhe përditshmërisë dhe të përqendroheni pikërisht në përfundimin e kësaj pune.

2. Përmirëson shëndetin e trurit

Në një studim të botuar në revistën “Neurology”, studiuesit studiuan 159 gra të moshuara për katër vjet dhe zbuluan se ato që krijuan art (duke pikturuar, duke bërë skulptura ose skicuar) kishin 79% më pak shanse që të zhvillonin dëmtime të aftësive njohëse të trurit. Stimulimi i qelizave të trurit përmes artit ruan funksionin e tyre.

Përfundimi i një projekti arti jep ndjesinë e përmbushjes. Pavarësisht nivelit të profesionalizmit, përfundimi i një vepre arti rrit vetëvlerësimin dhe vetëbesimin, sidomos te moshat e treta duke i bërë të ndihen produktivë.

4. Ndihmon të përpunoni emocionet

Kur jeni shumë të ngarkuar me emocione, ndjesi dhe nuk keni mundësi për të folur me dikë, atëherë thjesht pikturoni. Shprehni në pikturë atë që ndjeni në ato momente, pasi askush nuk gjykon nivelin tuaj të aftësive, por përpjekjen.

5. Ju bën më kreativë

Çlirimi i shpirtit artistik brenda jush është një hap pozitiv jo vetëm për pjesën e krijimtarisë, por edhe gjithë angazhimin që merr ky proces. Ju bëheni më kreativ, madje e ktheni në pasion duke investuar energji në këtë fushë. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%