Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Të kthehemi pas në kohë për të kujtuar ditë të bukura, momente të veçanta apo histori që na kanë ndodhur nuk është gjithnjë kaq e lehtë. Sidomos nëse duam të risjellim në vëmendje një ngjarje minutë pas minute
Por, si e zgjedh truri se çfarë gjërash të ruajë dhe çfarë jo?
Si i zgjedh truri juaj kujtimet?
Në një studim të New York University të kryer te minjtë, të cilët përdorin shpesh në testet që studiojnë trurin e njeriut, studiuesit zbuluan se truri i njerëzve dhe gjitarëve ka një sistem për të zgjedhur se cilat përvoja jetësore janë mjaft të rëndësishme për t’u ruajtur në kujtesën afatgjatë dhe cilat zbehen me kalimin e kohës.
Si pjesë e hulumtimit, shkencëtarët vendosën minjtë nëpër një labirint që përfundoi me një shpërblim për ata që e arritën atë. Ndërsa, minjtë po lundronin në labirint, studiuesit monitoruan aktivitetin e qelizave nervore përmes elektrodave të vendosura në trurin e minjve që ushqenin të dhëna në programet kompjuterike.
Autori i studimit mjeku György Buzsáki tha për NBC: “Ky proces i etiketimit gjatë orëve të zgjimit është krejtësisht i pavetëdijshëm. Truri vendos vetë, në vend që ne të vendosim vullnetarisht.”
Si mund të zgjedhim se cilat kujtime të ruajmë
Megjithatë, nëse jeni të shqetësuar për harrimin e kujtimeve që nuk janë ‘etiketuar’ nga truri juaj, Buzsáki thotë se pushimi i trurit është diçka thelbësore, citon Anabel.
Duke ofruar shembuj të filmave dhe televizionit, ai tha: “Nëse shikoni një film dhe dëshironi ta mbani mend atë, është më mirë të bëni një shëtitje më pas dhe me siguri që disa orë më vonë do e rikujtoni komplet,” përfundon ai. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)