Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Nëse ka diçka të cilën mjekët e paralajmërojnë shpesh te pacientët me probleme kardiovaskulare apo me nivele të larta të kolesterolit, ajo lidhet me vezët dhe konsumimin e tyre të përditshëm.
Një studim i fundit zbuloi se njerëzit që hanin deri në 12 vezë të ziera në javë kishin nivele të kolesterolit të ngjashme me personat që kishin një dietë ushqimore pa vezë. Rezultatet e këtij studimi u publikuan në revistën shkencore të American College of Cardiology.
Eksperimenti zgjati katër muaj dhe studiuesit nuk panë efekt negativ në shëndetin kardiovaskular te njerëzit që hanin vezë çdo ditë. “Konsumimi i 12 vezëve të ziera në javë nuk ndikoi negativisht në kolesterolin e tyre,” thotë mjekja Nina Nouhravesh.
A janë vezët të dëmshme për kolesterolin tuaj?
Të gjitha studimet e fundit i “shfajësojnë” vezët nga ky pretendim, kështu që rezultatet e këtij punimi janë kaq befasuese. “Vezët nuk janë armike të shëndetit, përkundrazi. Ato janë një burim i shëndetshëm i proteinave dhe lëndëve ushqyese dhe ju mund t’i shijoni sipas dëshirës në mënyrë të moderuar, ” thotë James O’Keefe, drejtor i kardiologjisë në Institutin e Zemrës në Cansas City.
“Në shkencë, ne jemi krenarë që ndryshojmë mendje. Këto janë studime të reja dhe të fuqishme, ndaj këshilla e vjetër ishte e gabuar dhe ne nuk turpërohemi për këtë,” vijoi ai.
Një vezë në ditë nuk lidhet me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare apo problemeve me nivelet e kolesterolit, ndaj mos hezitoni që t’i hani sipas dëshirës.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)