Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Pas një dite zhgënjyese në punë ose një grindje me të dashurin/ën, ju telefoni një mik ose mikeshë për t’u “shfryrë” për gjithçka keni kaluar. Për momentin, kjo duket një ide e mirë, por nuk mjafton!
Shfryrja nuk do t’ju ndihmojë të menaxhoni zemërimin tuaj, kjo sipas një studimi të botuar në “Clinical Psychology Review”.
Ata analizuan 154 studime ku morën pjesë më shumë se 10 mijë pjesëmarrës dhe zbuluan se aktivitetet në natyrë në fakt janë ato që ndihmojnë për të menaxhuar këtë gjendje.
Ja ku duhet ta kanalizoni zemërimin tuaj:
Nëse nuk keni medituar kurrë më parë, mund të jetë e vështirë të dini nëse po praktikoni në një mënyrë që do të jetë e dobishme.
Jade Weston, praktikuese e meditimit në “Ten Percent Happier”, thotë se duhet të praktikoni metodën e yoga-s “15 deri në 20 minuta” për të marrë rezultatet e dëshiruara, shkruan CNBC.
Ju nuk duhet të meditoni për një kohë të gjatë në mënyrë që të shihni rezultate pozitive, por vetëm 20 minuta në ditë ju ndihmojnë realisht shumë.
Për shumicën e njerëzve, 15 deri në 20 minuta do t’ju japin ndryshimet që ju nevojiten.
Ju mund të bëni një “zhytje” prej një deri në tre minuta në paqe dhe mund të shihni rezultate të jashtëzakonshme, citon Anabel.
Kjo është pra, një nga mënyrat më efikase që mund të praktikoni nëse doni të mbani nën kontroll zemërimin tuaj! /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)