play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

QKLL hap thirrjen për përkthimin e librave shqip në gjuhë të huaja

today27/03/2024

Background
share close

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) hapi thirrjen për aplikime për përkthime të veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj.

Ky fond kontribuon në rritjen e interesit të botuesve të huaj për letërsinë shqipe.

QKLL shkroi në faqen online se, thirrja është pjesë e përhershme e politikave të saj, për të promovuar letërsinë shqipe në kultura të tjera. Ajo synon të mbështesë përkthimin e veprave më të rëndësishme të letërsisë tradicionale dhe bashkëkohore shqipe në prozë, poezi dhe eseistikë.

Kërkesa duhet të dorëzohet nga një botues i huaj, i pajisur me licencë botimi, i cili duhet të sigurojë të drejtat e autorit para se të aplikojë ose të paktën të jetë në proces të sigurimit të së drejtës së autorit.

Pas miratimit të mbështetjes financiare, QKLL-ja do të nënshkruajë një kontratë me botuesin dhe financimi i plotë apo i pjesshëm i përkthimit të veprës, siguruar nga QKLL, do të transferohet në llogarinë e botuesit.

Fituesit do të bëhen publikë gjatë muajit maj, ndërkohë që afati për dorëzimin e aplikimit duhet kryer brenda datës 26 prill 2024. / atsh / KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *