Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kur blini biletën e fluturimit, a mendoni ndonjëherë se në cilën ulëse do të jeni më të sigurt në rast urgjence? Me siguri jo.
Shumica e njerëzve rezervojnë sediljet për rehati, apo ato që kanë qasje më të lehtë tek tualetet, shkruan CNN.
Udhëtarët e shpeshtë mund të rezervojnë ulëset sa më afër që të jetë e mundur në pjesën e përparme, në mënyrë që të zbresin më shpejt.
Ne rrallë rezervojmë ulëset e mesme në rreshtin e fundit, por nuk do t’ua merr mendja se këto janë më të sigurtat në aeroplan.
Sipas një hetimi të Time, që shqyrtoi të dhënat e 35 vjetëve të aksidenteve ajrore thuhej se ulëset në mes në fund të aeroplanit kishin shkallën më të ulët të vdekshmërisë me 28 për qind.
Përkundër analizave, vlen të theksohet se udhëtimi ajror është mënyra më e sigurt e transportit.
Bazuar në të dhënat e regjistrimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, gjasat për të vdekur në aeroplan janë rreth 1 në 205,552, krahasuar me 1 në 102 në një makinë. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)