play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Shkolla “Melody”, vendi ideal ku të rinjtë zbulojnë talentin e tyre

today06/03/2024

Background
share close

Të kesh një talent është një dhuratë e çmuar, por të gjesh ambientin e përshtatshëm për të kultivuar dhe zhvilluar këtë potencial është një privilegj i jashtëzakonshëm.

Shkolla “Melody” e cila gjendet në Prishtinë, është një vend ideal për zhvillimin e talenteve në muzikë, art dhe balet. Me programe të akredituara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), shkolla ofron një ambient tërheqës dhe mësimdhënie të personalizuara për fëmijët e të gjitha moshave. Përmes një angazhimi të përkushtuar ndaj cilësisë dhe inovacionit, “Melody” shndërrohet në një pikë referimi për të gjithë fëmijët që dëshirojnë të zhvillojnë talentin e tyre në instrumente muzikore, solokëndim dhe balet klasik.

Në një bisedë me drejtoreshën e Shkollës së Muzikes, Artit dhe Baletit “Melody”, Yllka Shyti, ne zbuluam detajet e programeve të shkëlqyera që ofrohen për të gjitha grupmoshat.

“Shkolla jonë është e përkushtuar që ti fuqizojë fëmijët përmes artit. Ne ofrojmë planprograme inovative, ku mësimdhënësit tanë janë të dedikuar që të zhvillojnë një pasion jetëgjatë tek nxënësit për artet e bukura. Mësimi i një instrumenti muzikor i rrit fëmijëve në mënyrë të veçantë anën krijuese e memorien afatgjatë duke qenë kështu një stërvitës i mirë i trurit por dhe i anës sentimentale të fëmijës. Qëllimi jonë është të zhvillojmë vetëbesimin dhe të nxisim kreativitetin te nxënësit e të gjitha moshave, përmes muzikës, artit dhe baletit”, tha drejtoresha Shyti.

Në Shkollën “Melody”, përveç mësimeve të personalizuara, nxënësit përfshihen aktivisht në performanca dhe aktivitete publike.

“Mësimet tona në instrumente muzikore janë individuale 1:1, dhe fokusohen rreth planprogramit i cili është i personalizuar për secilin nxënës. Qoftë nxënësi fillestar apo me njohuri për muzikën, profesorët tanë përshtaten në hartimin e planprogramit adekuat individual për secilin nxënësit bazuar në kërkesat dhe qëllimet finale. Duke punuar me mësimdhënës profesionist, çdo nxënës do të krijoj stilin dhe personalitetin e tij në muzikë.
Me metodat tona unike nxënësit janë të aftë:
– Të fillojnë të luajnë pjesët e preferuara
– Të zbulojnë kënaqësinë që sjellin performancat muzikore
– Të zhvillojnë aftësitë dhe teknikat interpretative
– Të rrisin përqendrimin dhe vetëbesimin
– Të jenë të motivuar dhe të zhvillojnë aftësitë sociale”, shpjegon drejtoresha.

Të mësosh një instrument muzikor nuk do të thotë vetëm të marrësh mësime të muzikës klasike. Muzika është e krijuar të ndahet me të tjerët, prandaj në Shkollën “Melody” janë të përkushtuar që të ofrojmë hapësira prezantimi siç janë: koncertet, shfaqjet, garat dhe festivalet e shumta, të cilat ju dhurojnë fëmijëve kënaqësi të mëdha interpretative.

“Nxënësit tanë përveç koncerteve dhe prezantimeve të vazhdueshme, kane pas mundësi të jenë pjesëmarrës në gara të shumta në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Prezantimi në gara kërkon një punë intensive, një repertor më të vështirë i cili i përshtatet karakterit garues. Procesi përgatitor është sfidues, pasi që kërkesat janë të larta sa I përket interpretimit, por mësimdhënësit tanë janë me shumë eksperiencë për ti udhëzuar nxënësit përgjatë gjithë kohës. Nxënësit tanë gjithmonë kanë arritur të prezantojnë më së miri punën e përbashkët duke u vlerësuar fitues të çmimeve të shumta nga juritë profesionale”, shpjegon Shyti.

Ambienti dhe kultura e shkollës “Melody” luajnë një rol kyç në zhvillimin e pasionit dhe talentit të nxënësve, andaj kujdesi në këtë pikë është mjaft i lartë.

“Ne kemi krijuar një ambient gjithëpërfshirës dhe synojmë të ju mundësojmë fëmijëve të përjetojnë lumturinë që dhurojnë artet e bukura, bashkë me të gjitha përfitimet artistike dhe intelektuale të performancës muzikore,” përfundon drejtoresha Shyti.

Shkolla “Melody” po bën një ndryshim thelbësor në jetën e fëmijëve, duke i nxitur ata të shfaqin talentet e tyre dhe të shpalosin potencialin e tyre në botën e artit. Nëpërmjet një angazhimi të përkushtuar ndaj cilësisë së lartë dhe inovacionit në mësimdhënie, “Melody” është bërë një pikë referimi për të gjithë ata që janë të pasionuar për muzikën, artin dhe baletin në Prishtinë dhe përtej saj. / KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%