play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Zgjerohet platforma për punësim “Superpuna”, përfshihet grupmosha nga 18 deri në 29 vjeç

today02/02/2024

Background
share close

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë marrë pjesë në lansimin e zgjerimit të platformës “Superpuna”.

Në fjalën hyrëse, Kurti ka bërë të ditur se nga 18 deri në 25 sa ka qenë, tani është zgjeruar grupmosha për personat që mund të përfitojnë nga “Superpuna”  deri në 29 vjeç.

“Para një viti prezantuam për herë të parë platformën Superpuna, përmes së cilës synuam punësimin   garantuar të të rinjve të grupmoshëm 18 deri 25 vjeç. Kjo platformë për bizneset e bëri më të lehtë punësimin e të rinjve sepse Qeveria subvencionoi pagën prej 264 euro për gjashtë muaj me radhë”, tha Kurti.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë që në fillim të lansimit të platformës “Superpuna” synimi ka qenë mbështetja e punësimit për 10 mijë të rinj. Ndërkaq sipas tij, tashmë ka dyfishim të të punësuarve nën moshën 25 vjeçare.

“Kanë qenë 29 mijë të rinj që kanë qenë duke punuar nën moshën 25 vjeçare. Ndërkaq tash i kemi rreth 62 të rinj e të reja që janë në marrëdhënie pune. Duke parë suksesin për grupmoshën e parë ka qenë patjetër i nevojshëm zgjerimi i moshës”, ka deklaruar ai.

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%