Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today14/12/2023
Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka protestuar sërish në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe moskompensimin për rrezikshmëri në punë.
Muharrem Beka, kryetari i Sindikatës, tha se gjendja e tyre është shumë alarmante dhe kjo heshtje e institucioneve viteve me radhë ka shkaktuar këtë situatë të pakëndshme, madje tha se nuk do të heshtin.
“Zjarrfikësit e Kosovës e kanë riaktivizuar protestën në shenjë të pakënaqësive të krijuar jo e kënaqshme që e kemi pranuar nga Qeveria e Kosovës, pas protestës gjendja në shërbimin e zjarrfikësve në Kosovë është shumë alarmante dhe kjo heshtje e institucioneve viteve me radhë ka shkaktuar këtë situatë të pakëndshme. Andaj e ftojmë Qeverinë të analizojë gjendjen e krijuar ndaj zjarrfikësve dhe të siguroj mjete, të përmirësojë gjendjen e krijuar se në këtë formë nuk i konvenon askujt kjo heshtje është e pakuptim, kjo neglizhencë është e pakuptime iu kemi dhënë hapësirë iu kemi dhënë kohë iu kemi drejtuar prej vitit 2021 në këtë Qeveri dhe qeverive tjera prej vitit 2008 dhe kjo gjendje asnjë hap para mos kanë shkaktuar ketë revolt e cila më të vërtete e arsyeshme presin sot të na ftoni në takim apelojmë nga qeveria edhe sot nga deputet të cilët sot është ligji për buxhetin të analizojnë iu kemi drejtuar të gjithë mekanizmave edhe legjislativit edhe ekzekutivit të analizohet gjendja të gjithë kanë hesht”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)