play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Aktor i mbi 100 roleve në teatër dhe filma, kush ishte Mirush Kabashi?

today05/12/2023

Background
share close

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka vdekur mesnatën e së hënës.

Por kush ishte Mirush Kabashi?

Mirush Kabashi u lind më 17 prill 1948 në Shkodër dhe ishte rritur në Durrës. Ishte një aktor shqiptar. Origjina e tij ishte nga Gjakova. Ai ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Gjithashtu, Kabashi ishte cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai kishte dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Interpretimi dhe ngjyrimi emocional i roleve, e veçuan Mirush Kabashin. Personazhet e mishëruara nga Kabashi ranë në sy për origjinalitet, për elegancën, duke frymuar karaktere me ndryshime të ndjeshme nga njeri te tjetri, të përzgjedhur me mençuri dhe intuitë.

Ishte dalluar fillimisht me krijimin e figurës qesharake të Telit në komedinë Kartela e verdhe e Haxhi Rames (1976), ku luajti me lirshmëri dhe tifozin e pasionuar qe ndjek skuadrën dhe lojtarin e tij të zemrës ndeshje pas ndeshje e hall pas halli duke përdorur nje shumësi detajesh shprehësi, si ne plastike ashtu edhe ne mënyrën e te folurit.

Ky rol ishte pasuar me tutje me karaktere të tilla komike, si: Diafarusi në komedinë “I semuri imagjinar e Molierit” (1982), me te cilin kishte luajtur mjaft bukur me elegancën plastike te tij, me përpunimin e gjestit, c’ka i dhanë Kabashit hirin, sharmin, ngjyrimin dhe stilin klasicist. “

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Roli i Sokratit ishte ndoshta kulmi i tij artistik, ku fuqia interpretuese mbërrin ne caqe vërtet të lavdërueshme dhe realisht konkurruese në rrafsh ndërkombëtar.

Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi ishte vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *