play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Komuna e Prishtinës me tender mbi 2,4 milionë euro për mirëmbajtje dimërore të rrugëve

today29/11/2023

Background
share close

Komuna e Prishtinës ka hapur thirrjen për tender me vlerë 2,4 milionë euro për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve dhe trotuareve si dhe debllokim të kanalizimit atmosferik e cila përfshinë 14 llote me afat prej 36 muajsh.

Në këtë kontratë përpos mirëmbajtjes së rrugëve dhe kanalizimit atmosferik, përfshihet edhe heqja e borës, fshirja e mbeturinave dhe larja sipas kushteve.

Ky tender është duke u ekzekutuar përmes procedurës së hapur, derisa kriter për dhënie është operatori që ofron çmimin më të ulët për këtë shërbim.

Sipas të dhënave në njoftimin për kontratë, Operatori Ekonomik duhet të ofrojë dëshmi të mjaftueshme se ka realizuar shërbime të ngjashme (mirëmbajtje verore, dimërore, pastrimi i shtratit të lumenjve, mbledhja dhe largimi i mbeturinave, etj.) në 3 vitet e fundit si dhe dëshmi për stafin profesional.

Në kontratën aktuale komuna bën mirëmbajtje të rrugëve në 11 llote, 7 prej tyre për zona urbane dhe 4 për zona rurale. Komuna e Prishtinës kontratën e fundit për mirëmbajtje dimërore të rrugëve, trotuareve dhe hapësirave e nënshkroi më 26 tetor 2021 me afat prej 36 muajsh (3 vite) ku përfshihen disa operatorë ekonomik me shërbime në disa llote.

Vlera e kësaj kontrate është po ashtu 2.4 milionë euro.

Në një deklarim për Kallxo drejtori i Shërbimeve Publike në komunë, Ilirik Musliu është shprehur se kontrata aktuale që e kanë të trashëguar është ende valide dhe përfshinë kryeje shërbimi për ditë me borë dhe ngrica.

“Kontrata aktuale është në funksion të ditëve me ngrica dhe reshje bore, pasi që si kontratë e trashëguar ka qenë e ndërtuar në bazë të ditëve. Ende kemi ditë që mundemi ti shfrytëzojmë, e kemi kalkuluar që të mos mbetemi pa kontratë”- u shpreh Musliu.

Qeverisja lokale ka përgjegjësi të mirëmbajë rrugët lokale, pra brenda qytetit dhe fshatrave, derisa ato magjistrale, rajonale dhe autostrada janë në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për t’u mirëmbajtur.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%