play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Sot mbyllet fushata informuese “PaViza”, dhurohen edhe udhëtime falas për në Vjenë

today17/11/2023

Background
share close

Sot do të mbahet ngjarja përmbyllëse e fushatës “PaViza”, e cila do të organizohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet nga ora 10:00 deri në 15:00.

Sipas organizatës qeveritare për Integrimin Evropian të Kosovës, kamioneta informuese do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

“Kamioneta jonë do të jetë në shërbimin tuaj për të ju informuar dhe mundësuar të bëheni pjesë e kuizit dhe të fitoni një udhëtim në Vjenë me datën 1 Janar 2024. Shorti i atyre që kanë qëlluar 5 pyetjet e sakta do të mbahet LIVE të hënën në emisionin e mëngjesit në RTK”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë të lëvizin pa viza drejt zonës Schengen.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *