Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today14/11/2023
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur fundjavën që shkoi në futbollin boshnjak, respektivisht në ndeshjen elitare mes Velezit dhe Zrinjskit.
Rezultati i kësaj ndeshjeje mbeti në plan të dytë pas një pamjeje të frikshme që u pa në fushën e blertë, njofton mediumi boshnjak “mondo.ba”, përcjell “Gazeta Express”.
Futbollisti i Zrinjskit, Tomislav Kish ishte njeriu më me fat në botë kur mbi kokën e tij, me një shpejtësi rrufeje, përfundoi një fishekzjarr “si një raketë”.
Për fatin e mirë të lojtarit, ky mjet i rrezikshëm nuk përfundoi në kokën apo në trupin e tij dhe kështu u shmang një tragjedi që ka mundur të ndodhte.
Tifozët në tribuna ishin mjaft problematikë duke shkaktuar incidente dhe duke bërë që loja të ndërpritej disa herë pasi ata patën konflikt dhe konfrontim edhe me sigurimin e stadiumit dhe me policinë boshnjake.
Loja zgjati rreth 140 minuta, duke i përfshirë ndërprerjet që ndodhën. /Gazeta Express/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)