Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today13/11/2023
Lulet janë mënyrë e shkëlqyeshme për t’i rritur nivelet e oksigjenit në dhomë dhe për ta përmirësuar kualitetin e ajrit
Por, ka edhe lule tjera fitimprurëse të cilat ju ndihmojnë ta përmirësoni disponimin, ta luftoni ankthin e depresionin, si dhe t’i parandaloni sulmet e panikut.
Hulumtuesit kanë gjetur një lidhje direkte mes stresit dhe niveleve të oksigjenit, ku kanë dëshmuar se nivelet e larta të toksinave në ajër shpijnë në ankth dhe stres. Rrjedhimisht, ju mund ta përmirësoni dukshëm disponimin dhe ta ulni stresin e ankthin duke i rritur nivelet e oksigjenit në dhomë.
Në studimet e publikuara, shkencëtarët kanë treguar se lulja e jaseminit rritë efektet e një kimikali të quajtur GABA në qelizat nervore, dhe rrjedhimisht e lehtëson ankthin dhe e inkurajon pushimin, transmeton Telegrafi.
Ndër tjerash, ata kanë zbuluar se vaji esencial i jaseminit është mënyrë efektive natyrale për ta përmirësuar gjumin, për ta rritur lumturinë, për t’i rregulluar hormonet dhe për ta trajtuar ankthin e lodhjen. Gjithashtu, mund të përdoret edhe për rritjen e përqendrimit.
Andaj, duke marrë parasysh këto dhe shumë studime tjera që i mbështesin të njëjtat pohime, ekspertët rekomandojnë ta mbani lulen jasemin në dhomë të fjetjes. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)