Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Partie Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë, duke vendosur flamuj me hartën e “cunguar” të Kosovës duke paraqitur komuna që pritet të jenë pjesë e Asociacionit.
Ata kanë ndërruar flamujt e shtetit të Kosovës me një flamur i cili në hartën e Kosovës ka të theksuara me ngjyrë të bardhë pjesët që sipas tyre i përfshin Asociacioni.
Flamujt që aktivistët i hoqën, policia tentoi t’i marrë, mirëpo ata nuk ua dhanë duke u përleshur me Policinë.
Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj ka thënë se drafti i Asociacionit i pranuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në thelb e zhbën 17 shkurtin.
“E zhbën Republikën si koncept, e zhdukë edhe simbolikën e yjeve. Nga sot edhe flamuri i Kosovës nuk mund të jetë i njëjti. Nga sot flamuri i Kosovës i ka vetëm dy yje. Kemi themeluar një konfederatë të brendshme mes shqiptarëve dhe serbëve, pa pajtimin qytetar. Aksionet tona do të përshkallëzohen, do të kemi edhe protesta”, tha Molliqaj.
Ai ka paralajmëruar përshkallëzim dhe intensifikim të aksioneve dhe protesta.
Molliqaj e ka quajtur kryeministrin Kurti si kryeministër i Zajednicës – “Albin Zajednica”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)