Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku, thotë se me pesë milionë euro mund të sigurohen policët e Kosovës.
Mazreku thotë se për këtë çështje industria e sigurimeve është e gatshme të diskutojë me institucionet e Kosovës që Polica e Kosovës të ketë sigurime shëndetësore.
Mazreku bëri me dije se ky është viti i katërt që industria e sigurimeve afaron me fitim.
Sigurimi i veturave në Raportin e Progresit është cilësuar pozitive dhe për këtë Mazreku tha se sfide për Byronë mbetet liberalizimi i Polisave të Sigurimeve.
Ai ka thënë se pas pastrimit të këtyre veturave kërkesat për dëmshpërblime janë më të vogla, ku shkaktarë janë veturat e paregjistruara.
“Për këtë çështje që është përmendur në Raportin e Progresit një meritë të madhe e ka Agjencia e Regjistrimit Civil në krye me drejtorin e saj i cili ka marrë veprime konkrete. Krejt kjo ka ardhur falë një bashkëpunimi ndërinstitucional ose një marrëveshje mes Ministrisë së Infrastrukturës , BQK-së dhe Byrosë së Sigurimeve që tani e tutje ky proces po ec në rrugën e mbarë”, ka thënë Mazreku.
Rreth problematikës së Kartonit të Gjelbër, ai tha se ato që na janë kërkuar nga Brukseli rreth kësaj çështje tashmë janë bërë.
“Këshilli i Byrosë na ka konfirmuar që i kemi kryer shumicën e punëve që duhen bërë porse kjo lidhet edhe me çështje politike e që lidhet konkretisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha Mazreku.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)