Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today09/11/2023
Barcelona dhe kombëtarja e Argjentinës po bashkëpunojnë për të dakordësuar një ndeshje miqësore në vitin 2024.
Ideja e palëve është që ky takim të zhvillohet në “Camp Nou-n” e ri dhe që kjo sfidë të shërbejë edhe si një ndeshje lamtumire e Lionel Messit nga Barcelona.
Në pjesën e parë, Messi do të përfaqësojë Argjentinën ndërsa në të dytën, do të zbresë në fushë me fanellën e Barcelonës, skuadrës ku shkroi historinë e futbollit botëror dhe që ka një meritë të veçantë në të gjitha arritjet e “pleshtit” gjatë karrierës, shkruan tch.
Megjithatë, viti 2024 duket se do të jetë i duhuri që 36-vjeçari të ndjenjë për herë të fundit dashurinë e tifozëve të Barcelonës me klubin që pikërisht në atë miqësore, në vitin kur feston datëlindjen e 125-të, do të kërkojë të theksojë dëshirën për të nisur epokën e re, me stadiumin e ri dhe me një projekt që synon rikthimin e katalanasve në majat e Europës.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)