play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” fiton çmimin “Zgjedhja e udhëtarëve 2023” nga Tripadvisor

today08/11/2023

Background
share close

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” është “Zgjedhja e Udhëtarëve” edhe për vitin 2023 në Tripadvisor.

Tripadvisor jep çmimin “Zgjedhja e udhëtarëve” për akomodimet, atraksionet dhe restorantet që fitojnë vazhdimisht vlerësime të shkëlqyera nga udhëtarët dhe renditen në 10% më të mirë të destinacioneve turistike në Tripadvisor.

Muzeu “Shtëpia me gjethe”, i hapur më 23 maj 2017, është një nga muzetë më të veçantë në Shqipëri, që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit.

Është quajtur “Shtëpia me gjethe” për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj. I pozicionuar në qendër të Tiranës, ndërtesa që strehoi për pak kohë Gestapon gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore, ka qenë Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret nga viti 1944 – 1991.

Ashtu si vetë historia e Shqipërisë nën diktaturën komuniste, që u instalua me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi pothuajse një gjysmë shekulli, edhe “Shtëpia me gjethe” për një kohë të gjatë ka qenë e mbështjellë me gjithfarë legjendash dhe përbënte një mister.

E konceptuar në 9 seksione, muzeu përbëhet nga 31 dhoma të lidhura me koherencë mes tyre dhe çdo dhomë ka një funksion të veçantë. / atsh /

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%