play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Këshilli Prokurorial sërish dorëzon emrin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit

today01/11/2023

Background
share close

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) të mërkurën ka dorëzuar sërish në Presidencë emrin e Blerim Isufajt, për dekretim në pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” anëtarja e KPK-së, Jehona Grantolli.

“Po, është e vërtetë që e kanë dërgu edhe një herë, po po Këshilli me vendim”, ka thënë Grantolli.

Po ashtu, edhe anëtari tjetër i KPK-së, Arian Gashi ka thënë se ishte formuar një grup që ka analizuar çështjet e ngritura dhe pastaj e ka dhënë secili qëndrimin.

“E di që është formu një grup që ka pas me i analizu qito çështjet e ngritura, është dërgu pastaj të gjeturat lidhur me këtë çështje dhe na kemi dhanë secili qëndrimin tonë. Mbledhje e veçantë nuk është mbajtë, se nëse ish mbajtë mbledhja ishit informu besoj, të gjitha mediat”, ka thënë Gashi.

Kurse, Bekim Kupina, këshilltar për medie i presidentes Vjosa Osmani, ka konfirmuar se “kanë pranuar një letër nga kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku”.

“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokuriorial të Kosovës në lidhje me këtë vlerësim të procedurës, duke pasur parasysh të gjitha shkeljet e përmendura, më obligon të mos bëj dekretimin e kandidatit të proopuar për kryeprokuror të shtetit, sipas propozimit të Këshilit Prokurorial”, kishte thënë Osmani.

Ndërsa, në një intervistë për emisionin “Tempus“, Osmani renditi shkeljet që janë evidentuar në këtë proces, kurse theksoi se për dekretimin e kryeprokurorit ka pranuar edhe kërcënime.

Më 6 prill 2022, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kishte votuar unanimisht Blerim Isufajn për këtë pozitë, kurse vendimi për dekretim ishte në duart e presidentes Vjosa Osmani. Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, ku koalicioni i OJQ-ve: IKD, GLPS dhe Lëvizja FOL, e kanë quajtur të papranueshëm propozimin për emërimin e Isufajt si kryeprokuror dhe se kanë propozuar që të përsëritet konkursi.

Para vendimit të Presidentes, Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e plotë, ku ishte konstatuar se prokurori Shqipdon Fazliu pas afatit ligjor kishte kontestuar procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit në gjykatat e rregullta. /BetimiPërDrejtësi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *