play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti zbulon detaje nga propozimi evropian për Asociacionin

today27/10/2023

Background
share close

Kryeministri Albin Kurti tha se në takimin me emisarët amerikanë dhe evropianë është thënë që në qoftë se nënshkruhet drafti për vetëmenaxhim, do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për t’u vlerësuar kushtetutshmëria.

Në konferencë për media, Kurti tha se në takimin e djeshëm në Bruksel ka rikujtuar 27 shkurt është pranuar marrëveshja bazike dhe aneksin e zbatimit në Ohër me 18 mars me 12 pikat e tij.

Sipas tij, nëse do të nënshkruhej, do të kontrollohej nga Kushtetuesja.

“Por në të dy rastet edhe me 27 shkurt në Bruskel edhe me 18 mars në Ohër, pala serbe, përkatësisht presidenti i Serbisë ka refuzuar që ta nënshkruajë marrëveshjen. Ndonëse ka thënë që e pranon marrëveshjen edhe është dakord me tekstin e saj, me përmbajtjen e saj. Unë nënshkrimin e marrëveshjes e ofrova edhe në samitin e procesit të Berlinit në Tiranë me 16 tetor, ku Serbia e cila përfaqësohej me kryeministren gjithashtu refuzoi, sikurse presidenti i Serbisë. Ndërkaq në takimin e 21 tetorit nga emisarët amerikanë dhe evropianë na është thënë që drafti për vet menaxhim që e kanë sjellë është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës. Dhe që në qoftë se do të nënshkruhej aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, deklaroi ai.

Në takimin e djeshëm në Bruksel, Kurti shtoi se Serbia refuzoi sërish nënshkrimin e marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksin të dakorduar në Ohër.

“Ne ofruam që para tyre, si dëshmitarë dhe si garantues të nënshkruajmë marrëveshjen bazë të Brukselit të 27 shkurtit me gjithë aneks implementues të Ohrit të 18 marsit dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes në lidhje me nenin 10, për idenë e vetëmenaxhimit të shndërruar në propozim. Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim e për rrjedhojë edhe zbatim. Mirëpo, pranimi do të thotë nënshkrim, e vetëm nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim. Këtë ua kemi thënë shumë qartë dje duke theksuar që samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja dhe vendi ku do të duhej të ndodhte kjo. Serbia refuzoi sërish nënshkrimin, duke refuzuar kështu edhe draftin për vetëmenaxhim apo zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes në lidhje me nenin 10 të marrëveshjes bazike gjithnjë”, shtoi ai.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%