Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today25/10/2023
Motorola në eventin Lenovo Tech World 23 ka prezantuar disa koncepte interesante që ndoshta kurrë nuk do të mund t’i kemi në dorë, e në mesin e tyre është prototipi i ekranit të adaptueshëm që mund të përdoret në formën e një telefoni modern si dhe byzylyk i mençur.
Kjo pajisje duket sikur prototipi më i avancuar që u prezantua në Lenovo Tech, kurse përveç kësaj janë prezantuar edhe disa funksione të AI për pajisjet e Lenovo që tashmë të gjithë të interesuarit mund t’i blejnë, transmeton Telegrafi.
Koncepti i telefonit të mençur me ekran FHD+ pOLED, që mund të mbështillet dhe të marrë formën e një byzylyku dhe të përshtatet sipas nevojave të përdoruesit.
Pajisja mund të ndryshojë formë dhe të përdoret si telefon i mençur shumë modern. Koncepti ka ekran 6,9-inç dhe ofron përvojën e plotë Android siç është rasti me telefonat e mençur nga Google. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)