Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today24/10/2023
Gjykata Komerciale ende nuk ka pranuar ankesë lidhur me rastin e rrugës “A”, ku punimet u pezulluan pas një vendimi të shkallës së parë. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, kur njoftoi për këtë vendim, tha se ai është bazuar në interesa politike dhe të grupeve të interesit.
“Sapo u njoftova nga mediet se shkalla e parë e Gjykatës Komerciale, paska marrë vendim në bazë të të cilit ka atakuar rëndë interesin publik të qytetarëve të Prishtinës, duke i ndaluar punimet në projektin më strategjik të Kryeqytetit dhe momentalisht të Kosovës, “Rrugën A” (Jim Xhema).”
“Vendimi i sotëm, i bazuar plotësisht në interesa politike dhe të grupeve të interesit, të cilat me çdo kusht po përpiqen ta bllokojnë transformimin e Prishtinës, është marrë nga, hiç më pak sesa motra e deputetes së VV-së Fitore Pacolli, gjyqtarja Vlora Pacolli.”
Ai tha se shpreson që Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale nuk do të lejojnë cenimin e interesit publik për interesa të ngushta dhe inate politike, derisa kërkoi nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, si palë direkte në këtë procedurë, të ankohet ndaj këtij vendimi të Komerciales.
Mirëpo, Gjykata Komerciale ende nuk ka pranuar ankesë lidhur me këtë rast.
Kështu i tha Gazetës Express zëdhënësja e Gjykatës Komerciale, Albënora Bekteshi.
“Gjykata Komerciale e Kosovës, deri në këto momente nuk ka pranuar ankesë lidhur me këtë rast”, ka thënë Bekteshi.
Pas reagimeve të shumta për këtë vendim Gjykata Komerciale ka dalë me një reagim ku thotë se “retorika e mediave” dhe “deklaratat e politikanëve” mund të kenë ndikim në opinion publik dhe në besimin në institucionet gjyqësore, prandaj sipas Gjykatës është e rëndësishme të ndërtohet një kulturë e respektimit të vendimeve gjyqësore dhe mos paragjykimit të tyre.
Në reagimin e Gjykatës Komerciale thuhet se palët kanë të drejtë ankese në instancat më të larta gjyqësore prandaj s’duhet paragjykuar çështja pa marrë epilog përfundimtar.
Punimet për ndërtimin e rrugës “A” (pjesa e parë), që është rimëruar “Xhim Xhema” kanë nisur më 27 prill të këtij viti dhe parashihej që punimet të zgjasin 240 ditë apo tetë muaj, derisa kostoja e këtij projekti është mbi 8 milionë euro. /GazetaExpress/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)