Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today17/10/2023
Klisman Kadiu, këshilltar për media i zv.kryeministrit për Integrim Evropian, Besnik Bislimi, sot në emisionin “Klubi i Mëngjesit” tregoi më shumë rreth fushatës sensibilizuese për liberalizimin e vizave.
Pyetja më e shpeshtë që është bërë që prej liberalizimit të vizave është se a mund ta rezervojmë biletën nga tani, për të udhëtuar më 1 janar në zonën Schengen.
Kadiu tregoi se qytetarët mund ta rezervojnë biletën qysh tani.
“Po, po patjetër. E rëndësishme është që liberalizimi është i vërtetë dhe po ndodh, më 1 janar do të mund të lëvizim të lirë”, tha Kadiu për Klubin e Mëngjesit.
Megjithatë, ai shtoi se duhet të respektohen kushtet dhe rregullat të cilat vijnë bashkë me liberalizimin e vizave.
“Varësisht nga arsyeja që shkon, nëse po shkon me e vizitu një familjar, është mirë me e pas një ftesë prej tij edhe duhet të kesh informacionet e tij, adresa, numri i telefonit”, tha Kadiu në Klubin e Mëngjesit.
“Të ardhurat e familjarit jo, por ti si udhëtar duhet ta dëshmosh që ke mjete financiare. Ose personi që të pret do të kujdeset me e mbulu kostron financiare, por ata do ta thërrasin për ta konfirmu dhe prandaj duhet të jepet numri i kontaktit i personit që të pret. Nëse shkon për qëllime turistike dhe nuk e ke një person që të pret, duhet të kesh rezervim të vendit ku do të qëndrosh, mjete financiare dhe biletën kthyese”, tha Kadiu.
Ndiqeni intervistën e plotë në Klubin e Mëngjesit, për të kuptuar më shumë rreth fushatës sensibilizuese për liberalizimin e vizave.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)